Thirrje për aplikim – Young Cell Scheme, raundi i XIII-të

07 Dhjetor 2022
SHARE

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës lajmërojnë hapjen e konkursit për raundin e XIII-të të aplikimit për Young Cell Scheme, program i BE-së për bursa post-diplomike për qytetarët e Kosovës, i cili implementohet nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut në Greqi dhe Instituti Kombëtar për Shërbime Publike në Francë.

Aplikimi do të jetë i hapur nga dita e premte, 2 dhjetor 2022, deri të martën, 27 dhjetor 2022. 

Kandidatëve të suksesshëm do t’u ofrohet mundësia të studiojnë në programe master një ose dyvjeçare në universitete të shteteve anëtare të BE-së.

Programi i bursave, gjuha e punës, e të cilit është gjuha angleze, do të ofrojë deri në 45 bursa të plota (numri i bursave të ofruara mund të jetë më i vogël, varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion).

Kjo ftesë është e hapur për popullatën e përgjithshme, shërbyesit civilë dhe për studentët e diplomuar në fakultetet si: juridik, administratë publike, menaxhim i resurseve humane, ekonomik, financa, menaxhment, energji, mjedis dhe ndryshime klimatike, transport, shkenca të aplikuara dhe shkenca shoqërore dhe fusha të tjera akademike.

Për më shumë informata mund të konsultoni https://ycskosovo.org ose të kontaktoni në [email protected] 

Për thirrjet e plota, kliko më poshtë:

Thirrja në gjuhën shqipe

Thirrja në gjuhën angleze

Thirrja në gjuhën serbe

Rregullat e procedurës