Dita Informuese për aplikime në kuadër të programit Erasmus+ për thirrjen e vitit 2023

02 Dhjetor 2022
SHARE

Zyra Erasmus+ në Kosovë do të organizojë Ditën Informuese të programit Erasmus+ për Institucionet e Arsimit të Lartë, e cila do të mbahet më 6 dhjetor 2022, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” Amfiteatri i madh, Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00 për Stafin Akademik/IAL-të, si dhe nga ora 13:00 sesioni për studentët. 

Në këtë ditë informuese do të prezantojmë thirrjen e re për aplikime në kuadër të programit Erasmus+.
Pjesëmarrja në këto programe do të hapë mundësi të reja për Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë.

Për agjendën, klikoni KËTU.