Erasmus + në Universitetin e Humboldt-it, Berlin

01 Dhjetor 2022
SHARE

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, Fakulteti i Filologjisë, hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete të studentëve për semestrin veror 2023 në Universitetin e Humboldt-it, Berlin, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor dhe Master për semestrin veror të vitit akademik 2022/23:

  • 4 bursa – për studime në Departamentin e Sllavistikës në HU, niveli i studimeve BA ose MA
  • 1 bursë - Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Gjermane, niveli i studimeve BA ose MA
  • 1 bursë - Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Angleze, niveli i studimeve MA

Për studimet në Departamentin e sllavistikës në Universitetin e Humboldit përparësi kanë studentët që studiojnë Gjuhë shqipe BA dhe MA në Fakultetin e Filologjisë, si dhe studentët e programit Ballkanistikë BA.

Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët janë të regjistruar të paktën në vitin e dytë të studimeve BA.


Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:

- Certifikata e notave/Transkripta

- CV (në gjuhën angleze/ në gjuhën gjermane)

- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze/ në gjuhën gjermane)

- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)

- Certifikata e gjuhës angleze (B2) / Certifikata e gjuhës gjermane (B2) për studentët e Departamentit të Gjuhës dhe të Letërsisë Gjermane

 

Studentët që do të përzgjedhen për këtë mobilitet me Universitetin e Humboldit do të duhet vetë të kërkojnë mundësi banimi gjatë kohës së qëndrimit për studime në Berlin, pasi që Universiteti i Humboldit nuk mund t’ju gjejë vende të lira në konviktet e studentëve.


Afati i fundit për aplikim për semestrin veror është: 17 dhjetor 2022!

Dokumentet me titullin "University of Humboldt Application" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] dhe [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëngjitura në një e-mail.