Eja dhe përfito nga mundësitë në Panairin Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022

25 Nëntor 2022
SHARE

Panairi Kombëtar po rikthehet me edicionin e tij të shtatë duke sjellë mundësi të shumta zhvillimi karriere të ofruara për studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës. Gjatë panairit, studentët dhe të diplomuarit tanë, do të kenë mundësi të eksplorojnë vendet e lira të punës dhe mundësitë e tjera që do të prezantohen prej rreth 200 kompanive dhe institucioneve pjesëmarrëse.

Bashkohuni me ne me 30 nëntor 2022 nga ora 09:00, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Kjo ngjarje është një organizim i përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës, Agjencisë së Punësimit në Republikën e Kosovës, Qeverisë Gjermane përmes GIZ-it, së bashku me Universiteti i Prishtinës- Qendra për Zhvillim të Karrierës Universiteti i Prishtinës dhe KDWV Kosovarisch-Deutsche Wirtschaftsvereinigung