Erasmus+ në Silesian University of Technology, Poloni

08 Nëntor 2022
SHARE

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për studentët për semestrin pranveror 2022/2023 për mobilitete në Silesian University of Technology - SUT, Gliwice, Poloni, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime (BA dhe MA)

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Silesian University of Technology, Poloni shihni në linkun: https://www.polsl.pl/rn3-1-dwz-swm/en/subject-offer/

Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar, të paktën, vitin e parë të studimeve)
- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semester)
Kohëzgjatja e mobilitetit: Një semestër për studentët, 5 muaj

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:
- CV (në gjuhën angleze, versioni europass);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
-Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze);
-Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e notave/transkripta;
- Certifikata e gjuhës angleze (për programet e ofruara në gjuhën angleze për studimet Bachelor kërkohet minimum niveli B1, për studime Master kërkohet minimum niveli B2).

Keni të drejtë të përzgjidhni vetëm ato lëndë që ofrohen për semestrin pranveror (spring semestër), në Silesian University of Technology, që përbëjnë jo më pak se 20 ECTS në total për studime Master dhe 30 ECTS për studime Bachelor.
Afati për aplikim deri më: 25 nëntor 2022

Dokumentet me titull "University of Silesian University of Technology Application" duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një fajll në pdf. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.