ERASMUS+ në Bournemouth University

28 Shtator 2022
SHARE

Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus + në Bournemouth University
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për studentët e nivelit BA të Fakultetit Filozofik për semestrin pranveror të vitit akademik 2022/2023, për mobilitete në Bournemouth University, Mbretëria e Bashkuar, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian, në programet:
-    Antropologji
-    Sociologji

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
•    Shkëmbimin e studentëve për një semestër në studime Bachelor (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një vit të studimeve Bachelor) në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës në drejtimet Antropologji dhe Sociologji.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
-    Certifikata e notave/transkripta;
-    CV (në gjuhën angleze);
-    Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze);
-    Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
-    Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon semestrin/vitin e studimit) Certifikata e gjuhës angleze: Certifikata e IELTS (rezultati 5.5 minimum për të tri komponentët: shkrim, dëgjim dhe lexim) ose TOEFL. Ne rast se studenti/ja nuk e posedon certifikatën e IELTS apo TOEFL, do të organizohet testi i veçantë.

Afati për aplikim deri më: 10 tetor 2022.

Dokumentet me titullin "Bournemouth University" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm PDF.

Për më shumë informata për Bournemouth University vizitoni ueb faqen: Bournemouth University