Konferenca e parë ndërkombëtare “Qëndrueshmëria Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike”

16 Shtator 2022
SHARE

Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ) e Universitetit të Prishtinës organizon konferencën e parë ndërkombëtare “Qëndrueshmëria Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike”, që do të mbahet më 23 shtator 2022, nga ora 09:00, me temën kryesore energjinë.

Konferenca do të bashkojë akademinë, vendimmarrësit si dhe aktorët e fushës, me qëllim adresimin e sfidave të shumta, nëpër të cilat po kalon Kosova në tranzicionin energjetik dhe problemet e tjera klimatike.

Për të kuptuar më shumë rreth konferencës, shikoni videon prezantuese të saj në këtë link: https://youtu.be/sQnK11BSTiI. Ndërkaq, draft-agjendën e konferencës mund ta gjeni KËTU

Kjo konferencë mbështetet nga Qeveria e Gjermanisë përmes GIZ Kosova, Caritas dhe UNDP.