A jeni pjesë e diasporës shqiptare që punoni në akademi apo në industri në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK)?
Jeni të ftuar të merrni pjesë në konferencën më të madhe që mirëpret komunitetin e Diasporës Shqiptare për nxitjen e kërkimeve dhe projekteve shkencore në Kosovë.
Përmes kësaj konference synojmë të krijojmë lidhjen e komunitetit të Diasporës Shqiptare me Kosovarët (komuniteti i akademisë dhe industrisë) në sektorin e TIK-ut.
Ngjarja organizohet si pjesë e projektit PhDICTKES të financuar nga EU dhe Koordinuar nga Universiteti Linnaeus, Suedi, partner në të cilin është edhe Universiteti i Prishtinës.
Konferenca do të organizohet më 8 dhe 9 gusht, ku dita e parë i dedikohet Komunitetit Akademik,ndërsa dita e dytë do t'i dedikohet Komunitetit të Industrisë.
UP-ja është bashkëorganizatore e kësaj ngjarjeje.
Për më shumë informata, shfletoni: http://diasporaconf.ubt-uni.net/