UP-ja hap konkurs plotësues për pranimin e studentëve në programet Fizikë dhe Gjeografi

15 Korrik 2022
SHARE

Pas vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, për akreditimin e programeve studimore Fizikë dhe Gjeografi në kuadër të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” shpallë të hapur konkursin plotësues për pranimin e studentëve në vitin e pare të studimeve themelore – baçelor.

Në këtë afat të konkursit në të dyja programet studimore do të regjistrohen 150 studentë të rregullt.

Për kushtet e përgjithshme, afatet e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, lexoni konkursin e plotë, të cilin e gjeni duke klikuar KËTU.

Suksese!

#BëhuUP