Erasmus+ në Universitetin e Lubjanës

01 Korrik 2022
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në Universitetin e Lubjanës

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin e Lubjanës, Slloveni, në kuadër të programit Erasmus+, për semestrin dimëror të vitit akademik 2022/2023.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve nga Fakulteti i Edukimit.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

BA, MA dhe PhD

Baçelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në Fakultetin e Edukimit, në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një vit të studimeve BA dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në Fakultetin e Edukimit, në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet PhD në Fakultetin e Edukimit, Universitetin e Prishtinës). Nga studentëtPhD kërkohet një letër mentorimi, e cila duhet të jetë e nënshkruar nga një profesor në universitetin pritës. 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit:

• Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);

• CV (në gjuhën angleze);

• Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;

• Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

• Vërtetim i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik;

• Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (minimumi niveli B2).

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:

• Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);

• CV (në gjuhën angleze);

• Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;

• Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

• Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (minimumi niveli B2);

• Letra e mentorimit, e nënshkruar nga një profesor në Universitetin e Lubjanës. 

Thirrja është e hapur deri me datë 8 korrik  2022. Luteni që dokumentet e kompletuara t’i dërgoni të skanuara në një dokument të vetëm PDF me titull “University of Ljubljana” te znj. Afërdita Rexhepi, në adresën elektronike: [email protected].

Më shumë informata lidhur me programet në Universitetin e Lubjanës mund t’i gjeni në: Faculty of Education: Faculty of Education (uni-lj.si)