Erasmus +, në Universitetin e Lubjanës, Slloveni

16 Qershor 2022
SHARE

Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus +, në Universitetin e Lubjanës, Slloveni 
Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në Universitetin e Lubjanës, në Slloveni, në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin dimëror 2022/2023.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbim stafi akademik nga Fakulteti i Edukimit.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

-    CV (në gjuhën angleze);
-    Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
-    Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
-    Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
-    Kërkohet njohuri e gjuhës angleze  (niveli C1);
Afati  për aplikim  është:  24 qershor 2022.
Dokumentet me titull  " University of Lubjana" duhet të dërgohen të skanuara në adresën [email protected] Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

 Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm në PDF. 
Për më shumë informacione rreth mundësive që ofron UP vizitoni uebfaqen: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,66