Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus +, në Universitetin e Pavias, Itali
Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në Universitetin e Pavias, në Itali, në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin dimëror 2022/2023.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbim stafi akademik dhe administrativ.
Fushat e mobilitetit për stafin akademik janë: Fizikë dhe Kimi.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
- Kërkohet njohuri e gjuhës angleze ose italiane (minimumi niveli B2);
Thirrja është e hapur deri më 24 qershor 2022 (në mesditë) dhe mund të aplikoni direkt në Universitetin e Pavias në linkun: https://internazionale.unipv.eu/en/erasmus-teaching-staff-from-extra-eu/
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në adresën elektronike: [email protected] ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.