Thirrje për aplikim : bursa universitare në Francë

15 Maj 2022
SHARE

Bursa të Qeverisë së Francës 2022

Ambasada e Francës në Kosovë ofron këtë vit bursa universitare të nivelit Master dhe Doktoratë për studentët të cilët dëshirojnë të ndjekin studime në Francë.

Do të trajtohen me kujdes të shtuar dosjet e aplikimit nga fushat në vijim:

-  shkencat natyrore: kimi, fizikë, matematikë dhe biologji,

-  inxhinieri mjedisore,

-  shkencat e edukimit dhe mësimdhënie e gjuhës frënge si gjuhë e huaj,

-  arkeologji dhe histori,

-  inxhinieri dhe menaxhim i projekteve,

-  artet pamore, fotografia, videografia, kinematografia dhe profesionet e industrisë dixhitale.

Dosja për aplikim i dërgohet Departamentit për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore dhe duhet të përmbajë : një CV, letrën motivuese, kopjen e diplomës së fundit me transkriptin e notave si dhe dëshminë e të qenit në kontakt apo pararegjistrimin në një universitet francez.

Dosja juaj mund të përmbajë poashtu një letër rekomandimi nga një nga profesorët ose nga shefi i departamentit.

Përparësi kanë dosjet e studentëve të cilët kanë njohuri në gjuhë frënge të nivelit B1 /B2 ose shfaqin interes për mësimin e gjuhës frënge.

Afati i fundit për dorëzimin e dosjeve është data 22 maj 2022.

Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë në Ambasadën e Francës gjatë muajit maj 2022.

Dosjet duhet dërguar në e-mail adresën në vijim:  [email protected]

Për informata shtesë rreth studimeve në Francë:

-  Ambasada e Francës në Kosovë : https://kosovo.ambafrance.org/-Etudier-en-France-311-

-  Espace Campus France në Aleancën Franceze në Prishtinë : [email protected]

-  Web faqe rreth studimeve në Francë : https://www.campusfrance.org/fr/sejour-universitaire-France