Thirrje për aplikim për bursa nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë

13 Maj 2022
SHARE

Ambasada e Italisë me përkrahje të Ministrisë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (MAECI) në Italiofron bursa studimi për studentët e huaj dhe shtetasve italianë me banim jashtë vendit (IRE) për vitin akademik 2022-2023.

Qëllimi i bursave bëhet për të nxitur bashkëpunimin në fushën kulturore, shkencore dhe teknologjike si dhe për të promovuar njohuritë e gjuhës dhe kulturës italiane.

Bursat ofrohen për të kryer programe studimi, trajnime dhe kërkime në institucione shtetërore të Italisë. Bursa mbulon vetëm ndjekjen e kurseve në shtetin italian.

Aplikimet online duhet të dorëzohen nga kandidatët duke përdorur portalin “Studioni në Itali” në linkun e mëposhtëm: https://studyinitaly.esteri.it/en/call-for-procedure.

Afati për aplikim është deri në orën 14:00 (me orën italiane) më 9 qershor 2022.

Për më shumë informata shihni linkun në vijim:

https://ambpristina.esteri.it/ambasciata_pristina/it/ambasciata/news/dall_ambasciata/2022/05/borse-di-studio-offerte-dal-ministero.html