UP-ja hap thirrje për financimin e projekteve shkencore

29 Prill 2022
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur thirrje për aplikim për financimin e projekteve shkencore.

Rritja e veprimtarisë kërkimore-shkencore, artistike dhe sportive është një nga objektivat e Planit Strategjik (2020-2022) të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Përmes nxitjes së aktiviteteve kërkimore-shkencore, artistike dhe sportive, UP-ja ka si qëllim të mbështesë hulumtuesit e të gjitha  njësive akademike.

Të drejtë aplikimi për projekte shkencore kanë të gjitha grupet kërkimore dhe stafi i UP-së (stafi akademik me marrëdhënie të rregullt pune) dhe studentët e doktoratës që identifikohen me njësinë akademike.

Shuma e përgjithshme për financimin e projekteve shkencore të UP-së për vitin 2022 është 77,440.00 €. 

Informatat e detajuara i gjeni në thirrjen e plotë, të cilën mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Afati i fundit për konkurrim është data 30 maj 2022.