Erasmus+ në OTH Regensburg, Gjermani

15 Prill 2022
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në OTH Regensburg, Gjermani

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror, të vitit akademik 2022/2023, në Universitetin e "Ostbayerische Technische Hochschule Regensburg", Gjermani në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

•    Shkëmbimin e studentëve të nivelit Bachelor (një semester) nga Departamenti: Punë Sociale, Fakulteti Filozofik.

Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor të Fakultetit Filozofik Departamentit të Punës Sociale në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe notë mesatare mbi 8.00.


Dokumentet e nevojshme për aplikim:

•    Certifikata e notave/Transkripta (në gjuhën angleze)
•    CV (në gjuhën angleze)
•    Kopja e pasaportës (faqja ku është edhe fotografia)
•    Një letër motivuese (në gjuhën angleze)
•    Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën), që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
•     Certifikata e gjuhës angleze (minimumi B2) 

Për më shumë informata luteni ta vizitoni ueb faqen: https://www.oth-regensburg.de/en/international/incoming-students/exchange.html

Kurset që ofrohen në gjuhën angleze mund të i gjeni këtu: https://www.oth-regensburg.de/en/study/course-overview.html

Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare, letrën motivuese dhe njohuritë e gjuhës angleze. 
Dokumentet me titull "OTH Regensburg Application" mund të i dërgoni në adresën elektronike: [email protected] , të bashkëlidhura në  një dokument të vetëm, në PDF.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Thirrja do të jetë e hapur deri me datën 24 prill 2022.