Njoftim: Thirrje e hapur për programin për punë praktike në OSBE

29 Mars 2022
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton studentët e UP-së se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) ka hapur thirrjen për pranimin e tridhjetë (30) studentëve në programin e punës praktike në nivel komunal për vitin 2022.

Qëllimi i këtij konkursi është angazhimi i të rinjve dhe të rejave me institucionet e pushtetit lokal dhe angazhimin drejtpërsëdrejti në proceset e vendimmarrjes dhe politikëbërjes në nivel lokal.

Programi i punës praktike do të zgjasë pesë muaj qershor-tetor 2022 dhe kandidatët e përzgjedhur do të caktohen nëpër institucione të përzgjedhura të pushtetit lokal.

Praktikantët do të kenë si kompensim një shumë të përgjithshme prej 70 € në muaj për mbulimin e shpenzimeve të transportit dhe të jetesës.

Afati për aplikim do të jetë i hapur deri më 17 prill 2022.

Për të kuptuar detajet rreth kritereve dhe mënyrës së aplikimit, konsultoni konkursin e plotë në vegëzën në vijim: https://www.osce.org/files/f/documents/5/5/514537.pdf