WEBINAR: NJOHJA E GJUHËVE TË HUAJA SI MUNDËSI ZHVILLIMI NË KARRIERË

01 Mars 2022
SHARE

Qendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, më 16 mars 2022 (e mërkurë), do të organizojë webinarin “Njohja e gjuhëve të huaja si mundësi fuqizimi në karrierë”. 

Në këtë takim virtual, studentët do të kenë mundësi të fuqizojnë shkathtësitë dhe të përfitojnë nga këshillat që do t’i ofrojë znj. Jehona Xhaferi, koordinatore e Qendrës së Gjuhëve të Universitetit të Prishtinës.

Studentët do të informohen mbi rolin dhe rëndësinë e zhvillimit në karrierë, përmes njohjes së gjuhëve të huaja – të dhëna rreth kurseve, certifikimeve etj.

Për t’u bërë pjesë e webinarit, ju ftojmë të aplikoni përmes linkut ndërlidhës: meet.google.com/anu-vqpc-uzc

Për agjendën e aktivitetit, klikoni KËTU

Ju mirëpresim!