Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus + në Universitetin Beira Interior, Portugali
Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në Universitetin Beira Interior në kuadër të programit Erasmus+, për semestrin veror të vitit akademik 2021/2022.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbim stafi për mësimdhënie;
- Shkëmbim stafi për trajnim.
Dokumentet e kërkuara për aplikim janë:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Një dokument që dëshmon që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
- Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2);
Dokumentet me titull " Beira Interior University “ duhet të dërgohen të skanuara në adresën elektronike: [email protected] Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm në PDF. Data e fundit për aplikim është 01 mars 2022.
Për më shumë informata rreth për Universitetin Beira Interior vizitoni ueb faqen: https://www.ubi.pt/en/