Konkurs për punë praktike në Universitetin e Prishtinës

09 Shkurt 2022
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, shpall konkurs për pranimin e studentëve të UP-së në punë praktike në kuadër të Administratës Qendrore të UP-së dhe zyrave administrative në njësi akademike (fakultete).

Qëllimi i konkursit është angazhimi i studentëve në punë profesionale në një orar fleksibil, të përcaktuar në koordinim me mbikëqyrësin e drejtpërdrejtë nga ana e UP-së. Kjo iniciativë ka për synim avancimin e studentëve dhe dhënien e ndihmesës për t’u kyçur në tregun e punës, duke mbështetur aftësimin profesional të tyre, por njëherësh, në bashkëpunim me studentët, do të punohet në avancimin e objektivave strategjike të UP-së.

Studentët e profileve të ndryshme, të cilët do të bëhen pjesë e punës praktike në UP, do të përfitojnë nga kjo mundësi, e cila, pos tjerash, iu ofron atyre mentorim, përvojë pune, si dhe kompensim mujor prej 80 euro.

Programi i praktikës do të zgjasë nëntë (9) muaj brenda vitit kalendarik 2022. Në kuadër të punës praktike për vitin 2022 do të angazhohen dy grupe të studentëve praktikantë nga të gjitha programet studimore të UP-së, në kohëzgjatje prej pesë (5), respektivisht katër (4) muajve.

Afati për aplikim nis nga data 9.2.2022 dhe do të jetë i hapur deri më 18.2.2022.

Për të kuptuar detajet rreth kritereve dhe mënyrës së aplikimit, konsultoni konkursin e plotë të cilin e gjeni duke klikuar KËTU.

Për çdo pyetje të mundshme studentët mund të shkruajnë në adresën elektronike: [email protected].