WEBINAR / PUNËTORI - Studioni dhe specializohuni jashtë vendit në USAMV Cluj-Napoca, përmes Programit Erasmus+ / Datë: 27 Janar 2022, Ora: 15:00

27 Janar 2022
SHARE

Të dashur studentë dhe ju staf akademik,

27 Janar 2022 (e enjte) nga ora 15:00, në Google Meet, Qendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" ju fton të bëheni pjesë e punëtorisë: Studioni dhe specializohuni jashtë vendit në USAMV Cluj-Napoca, përmes Programit Erasmus+

Takoni virtualisht Znj. Cristina Daniela Pop dhe Z. Andrei Ungur nga Universiteti i Shkencave Bujqësore dhe Mjekësisë Veterinare të Cluj-Napoca, Rumani dhe përfitoni nga këshillat që do ti ofrojnë, në mënyrë që të fuqizoni njohuritë brenda jush.

PUNËTORI - Studioni dhe specializohuni jashtë vendit në USAMV Cluj-Napoca, përmes Programit Erasmus+, synon të zhvillojë mobilitetet e mundshëm të studimit dhe trajnimit për studentë, studentë nga shkalla e studimeve Ph.D. dhe personel akademik nga Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", në Universitetin e Shkencave Bujqësore dhe Mjekësisë Veterinare të Cluj-Napoca, Rumani.

Përfitues: Studentët, Studentët e shkallës Ph. D. Dhe Stafi akademik i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina".

Pjesëmarrësit duhet të kenë njohuri bazike në gjuhën angleze.

Mos harroni të bashkoheni me ne në sesionin virtual!

Klikoni në linkun ndërlidhës: meet.google.com/ajo-rwqm-nxx

Instaloni aplikacionin Google Meet në paisjen tuaj elektronike.

 

RUAJE DATËN!