Erasmus+ në "Instituto Politecnico Do Porto”, Portugali

24 Janar 2022
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Instituto Politecnico Do Porto”, Portugali

 

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për në "Instituto Politecnico Do Porto”, Portugali, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

• Shkëmbimin e stafit për mësimëdhënie.

 

Fushat e mobilitetit janë:

• Administrim Biznesi;

• Edukim.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:

• CV (në gjuhën angleze);

• Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;

• Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës B2).

 

Afati për aplikim është deri më 30 janar 2022.

Dokumentet me titull "Instituto Politecnico Do Porto” duhet të dërgohen të skanuara në një dosje të vetme te: [email protected].

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë.