Erasmus+ në "Université de Caen Normandie”, Francë

17 Nëntor 2021
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Université de Caen Normandie”, Francë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2022 në "Université de Caen Normandie”, Francë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
•    Shkëmbimin e studentëve për studime baçelor dhe master (një semestër);

Baçelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët që kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.

Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë studentët që kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.

Fusha e mobilitetit është:
•    Gjuhë dhe Letërsi Frënge;
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin baçelor / master:
•    Vërtetim i studentit (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
•    Certifikata e notave/transkripti;
•    Certifikata e njohjes së gjuhës angleze dhe frënge (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
•    CV (në gjuhën frënge);
•    Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
•    Kopje e pasaportës.

Afati për aplikim për semestrin veror është deri më: 25 nëntor 2021
Dokumentet me titull " Université de Caen Normandie” duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë.