PUNËTORI ME STUDENTËT E UP-SË: GJETJA E QËLLIMIT TË JETËS

16 Nëntor 2021
SHARE

Të dashur studentë,

Ju ftojmë të merrni pjesë në punëtorinë “Gjetja e qëllimit të jetës” nga Jordan Hattar, humanist dhe drejtor i organizatës Help4Refugees.org.

Gjatë këtij seminari, Jordan do të shpjegojë historinë e tij, e cila e çoi atë nga Kalifornia Jugore në Sudanin e Jugut, nga universiteti në Kaliforni në kampet e refugjatëve sirianë dhe nga studimi i ndërhyrjes së gjenocidit në Universitetin e Kembrixhit deri te puna në iniciativën arsimore të zonjës Obama në Shtëpinë e Bardhë në vjeshtën e vitit 2016. Prezantimi i Jordanit sjell një prekje njerëzore në përpjekjet humanitare në krizën siriane dhe inkurajon studentët të krijojnë pa frikë rrugën e tyre në jetë.

Prandaj ju mirëpresim më 18 nëntor 2021, me fillim nga ora 17:00, në VentureUP, për të mësuar më shumë rreth këtij udhëtimi të Jordanit dhe për të diskutuar rreth metodave për gjetjen e qëllimit të jetës.  

Jordan Hattar është 29-vjeçar. Që nga marrja e diplomës master në marrëdhëniet ndërkombëtare nga Universiteti i Kembrixhit në 2016, Jordan vazhdoi të punojë me nismën e znj. Obama, “Reach Higher”, në Shtëpinë e Bardhë nga shtatori 2016 deri në janar 2017. Që atëherë, Jordan ka folur rregullisht në shkolla dhe universitete në më shumë se 40 vende të botës.