Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursë për studentë dhe staf, për semestrin veror 2021/2022 në “Europian University Viadrina Frankfurt", Gjermani, në kuadër të programit Erasmus +.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbim të studentëve të Fakultetit Filozofik, të nivelit Baçelor, Master dhe PhD;
- Shkëmbim të Stafi akademik dhe të stafit nga administrata.
Të drejtë aplikimi kanë studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë (BA), studentët që kanë të përfunduar të paktën semestrin e parë (MA) si dhe studentët e doktoratës (për studentët e doktoratës kërkohet një letër mentorimi nga një profesor i fushës në universitetin pritës).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave/transkripti (në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose gjermane (minimumi niveli B2);
- Nota mesatare kërkohet të jetë jo më pak se 8.00.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për staf:
- CV (në gjuhën angleze)
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës
- Certifikata e gjuhës angleze ( niveli B2)
Për më shumë informacione luteni që ta vizitoni ueb faqen e universitetit të lartpërmendur: https://www.europa-uni.de/en/internationales.
Thirrja është e hapur deri më 22 nëntor 2021. Luteni që dokumentet e kompletuara t’i dërgoni të skanuara dhe bashkëlidhura në një dokument të vetëm PDF te znj. Afërdita Rexhepi, në email adresën: [email protected].