Erasmus+ në "Staffordshire University”, Britania e Madhe

15 Nëntor 2021
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Staffordshire University, Britania e Madhe

 

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2021 në "Staffordshire UniversityBritani e Madhe në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e studentëve për studime Master (një semestër); 

Fusha e mobilitetit është:

  • Fakulteti Ekonomik.

Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër në MA në Fakultetin Ekonomik.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.
 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin master:

  • Vërtetim i studentit (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Certifikata e notave/Transkripta;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze  (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës.

 

Afati për aplikim për semestrin veror është deri më: 22 nëntor 2021

Dokumentet me titull "Staffordshire University” duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë.