Erasmus + në Universitetin e Salzburgut - Austri

10 Nëntor 2021
SHARE

Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e Salzburgut - Austri

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për studentë për semestrin pranveror 2020/2021 për mobilitete në Universitetin e Salzburgut - Austri, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime: Baçelor dhe Master

- Kohëzgjatja e mobilitetit: 1 semestër (5 muaj)

Fushat e mobilitetit:

- Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Baçelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi baçelor në Universitetin e Prishtinës, të ngjashëm me programin, në të cilin aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë përfunduar, të paktën, vitin e parë në Shkenca Politike ose Marrëdhënie Ndërkombëtare, me notë mesatare mbi 8.00)

Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi master në Universitetin e Prishtinës, të ngjashëm me programin, në të cilin aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë përfunduar, të paktën, semestrin e parë në Shkenca Politike ose Marrëdhënie Ndërkombëtare, me notë mesatare mbi 8.00)

Informacione për lëndët e ofruara:
https://www.uni-salzburg.at/index.php?id=209926&MP=93-44799

Bursat përfshijnë:

  • 850 EUR në muaj;
  • Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit BA dhe MA janë:

  • Certifikata e notave/transkripta (rekomandohet në gjuhën angleze);
  • CV (në gjuhën angleze, modeli Europass);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik, jo më të vjetër se 15 ditë nga data e aplikimit);
  • Certifikata e gjuhës angleze (minimum niveli B2, njohja edhe e gjuhës gjermane është një përparësi).

Afati për aplikim: 20 nëntor 2021

Dokumentet me titull “University of Salzburg” duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected]. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.


 Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm PDF.