Erasmus+ në Philipps-Universität Marburg, Gjermani

09 Nëntor 2021
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Philipps-Universität Marburg, Gjermani

Universiteti i Prishtinës, hap thirrje për aplikim për bursa për semestrin veror 2022,  për mobilitete në Philipps-Universität Marburg, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e studentëve për një semestër Bachelor dhe Master

Për fushat/programet e mobilitetit kliko këtu:

https://www.uni-marburg.de/en/university/institutions/departments

https://marvin.uni-marburg.de/qisserver/pages/cm/exa/coursecatalog/showCourseCatalog.xhtml?_flowId=showCourseCatalog-flow&_flowExecutionKey=e1s1


Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor - (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës , në programe të ngjashme për të cilat aplikoni në Philipps-Universität Marburg. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve)

Master- (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni në Philipps-Universität Marburg).

Kohëzagjatja e bursave:
-Bachelor dhe Master (1 semestër, 5 muaj)

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Certifikata e notave/Transkripta;
  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe semestrin/vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze) CV(në gjuhën angleze);
  • Certifikata e gjuhës angleze/gjermane (niveli B2);
  • Nota mesatare kërkohet të jetë jo më pak se 8.00.

 

Për programet e studimit të ofruara në “Philipps-Universität Marburg” ju lutem vizitoni ueb faqen zyrtare: https://www.uni-marburg.de/en/studying/degree-programs/sciences

Afati për aplikim është deri më: 20  nëntor 2021.

Dokumentet me titull "Philipps-Universität Marburg" duhet të dërgohen të skanuara tek: Znj. Afërdita Rexhepi, në adresën elektronike: [email protected] . Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument, në pdf.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.