Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete te studentëve dhe të stafit

09 Nëntor 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete të studentëve dhe të stafit në Universitetin “St. Cyril and Methodius” në Trnava, Sllovaki, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor (3 bursa 3 mujore) për semestrin veror 2021-2022;

Shkëmbimin e stafit për mësim dhe trajnim

Bursat përfshijnë:

•    Kompensim mujor (për studentët) / kompenzim 6-ditor (për stafin);
•    Kostot e udhëtimit

Prioritet u jepet studentëve të Gjuhës Frënge, për shkak të prioritetit që do t’u jepet nga ana e universitetit pritës. Por, në rast të mosplotësimit të vendeve me studentë nga fushat përkatëse, do të merren parasysh edhe aplikacionet e studentëve nga programet tjera të Fakultetit të Filologjisë.

Nivelet e mobilitetit për studentë:

Studentët duhet të jenë të regjistruar në programet e Fakultetit të Filologjisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët janë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve BA.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:
- Certifikata e notave/Transkripta 
- CV (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale)

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Certifikata e gjuhës angleze (minimum B1)

Për  programet e ofruara për të gjitha nivelet kërkohet minimum niveli B1 i gjuhës angleze.

Afati për aplikim për është: 15 nëntor 2021

Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare dhe njohuritë/dëshmitë e juaja në gjuhën angleze. Dokumentet me titull " University of St. Cyril and Methodius "  duhet të dërgohen të skanuara tek [email protected] dhe  [email protected]edu
Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.