Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus+ në Anadolu University, Turqi
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete për semestrin veror në Anadolu University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + International Credit Mobility të Komisionit Europian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin i stafit për trajnim;
Fushat e mobilitetit që mund të realizojnë stafi trajnim janë në: Economics, Business Administration, Turkish Language and Literature.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin janë:
- Qëllimi i vizitës;
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Çertifikata e njohjes së gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës angelze B2).
Afati për aplikim është: 20 nëntor 2021
Dokumentet me titull ‘’Aplikim Anadolu University’’ duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected].
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail dhe në një fajll, në pdf.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.