KONKURS PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETEVE PUBLIKE NË PROGRAMET BAÇELOR DHE MASTER PËR VITIN AKADEMIK 2021-2022

01 Nëntor 2021
SHARE

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur konkurs për ndarjen e bursave për studentët e universiteteve publike në programet Baçelor dhe Master për vitin akademik 2021-2022.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 8 nëntor 2021, në ora 16:00.

Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike në vegzën https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=318.

Lista e studentëve përfitues do të bëhet publike në ueb faqen e MAShTI-t, ndërkaq, studentët përfitues do të pranojnë SMS, si dhe njoftimin përmes postës elektronike për rezultatin.

Informatat e tjera lidhur me procedurën e aplikimit i gjeni në konkursin e plotë të publikuar KËTU