Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor dhe Master (5 bursa 5 mujore) për semestrin veror të vitit akademik 2021/22:
- studentët që aplikojnë për mobilitet në Departamentin e sllavistikës (për tri programet e studimit: BA në BKMS ose rusisht; MA në Gjuhësinë sllave ose MA në Letërsinë dhe Kulturën Evropiane) – për këto mobilitete nuk kërkohen njohuri të gjuhës gjermane (nëse zgjedhet BKMS si lëndë e studimit).
- studentët që aplikojnë në departamente të tjera (shkenca kompjuterike, histori, etj. – posaçërisht në programe ku ka edhe kurse në gjuhën angleze) - për këto mobilitete kërkohet njohja e gjuhës gjermane së paku në nivelin B2 përveç nëse nuk është e specifikuar ndryshe nga departamentet përkatëse.
Rekomandohen fuqishëm studentët e Gjuhës shqipe BA dhe MA, meqë iniciator i marrëveshjes është Departamenti i Gjuhës Shqipe në Prishtinë dhe Instituti i Sllavistikës në Berlin. Nëse nuk plotësohen vendet apo nëse suksesi i studentëve aplikantë nuk i plotëson kriteret e kërkuara nga universiteti pritës, bursat mund t’u ndahen edhe studentëve të departamenteve të gjuhëve të huaja brenda Filologjikut, të cilët duhet ta kenë nivelin e gjermanishtes së paku B2.
Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët janë të regjistruar të paktën në vitin e dytë të studimeve BA.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:
- Certifikata e notave/Transkripta
- CV (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
- Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Certifikata e gjuhës angleze (B2) / për studentët e fushave tjera, të cilëve u kërkohet gjermanishtja, niveli B2
Afati i fundit për aplikim për semestrin veror është: 05 nëntor 2021, ora 14:00!
Dokumentet me titullin "University of Humboldt Application" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected], [email protected] .
Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëngjitura në një e-mail.
Për më shumë informata rreth bursave dhe konkurrimit mund ta kontaktoni nëpërmjet e-mailit: Lumnije Bajramin ose Labinot Hajdarin ose t’i vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.