Shtyhet afati per aplikim për thirrjen të Bursave në Programin Erasmus+ në UNIVERSITA’ DEL SALENTO në Itali

18 Tetor 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin pranveror për mobilitete në UNIVERSITA’ DEL SALENTO në Itali në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor , Master dhe PhD (një semestër);

Studentët duhet të jenë të vaksinuar nga: Astra Zeneka, Pfizer, Johnson and Johnson apo Moderna.

            Baçelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.

 

  • Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.

Fusha e mobilitetit është:

  • Modern EC Language të Fakultetit të Filologjisë.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin baçelor / master dhe PhD:

-    Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik) ;
-    Certifikata e notave/Transkripta
-    Certifikata e gjuhës angleze(Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
-    Një letër motivimi (në gjuhën angleze).
-    CV (në gjuhën angleze)
-    Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit

 

Afati për aplikim është deri më 27 tetor 2021.

Dokumentet me titull " UNIVERSITA’ DEL SALENTO " duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected],.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.