Në bazë të memorandumit të bashkëpunimit, të nënshkruar ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, MKRS-ja lanson programin për punë praktike për studentët e UP-së.
Kjo iniciativë ka për qëllim avancimin e studentëve në programet që lidhen me fushëveprimin e MKRS-së si përkushtim institucional për të mbështetur aftësimin e studentëve për tregun e punës dhe njëkohësisht të avancojë në përmbushjen e prioriteteve strategjike të ministrisë.
Fakultetet dhe profilet që targetohen përmes kësaj thirrjeje janë:
- Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit;
- Fakulteti i Arkitekturës;
- Fakulteti Ekonomik;
- Fakulteti Filozofik – drejtimet e Psikologjisë, Historisë, Sociologjisë, Shkencave Politike, Etnologjisë, Antropologjisë dhe Arkeologjisë;
- Fakulteti i Filologjisë – drejtimi i Gazetarisë;
- Fakulteti i Mjekësisë;
- Fakulteti i Ndërtimtarisë – drejtimet e Ndërtimtarisë dhe Gjeodezisë;
- Fakulteti i Arteve – drejtimi i Dizajnit;
- Fakulteti i Edukimit;
- Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore – drejtimi i Kimisë;
- Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike - drejtimi i Inxhinierisë Kompjuterike.
Aplikimi do të bëhet përmes platformës www.kosovogenu.com -> Shpallje -> Programi për punë praktike në MKRS dhe institucione vartëse për studentët e UP-së.
Për detajet tjera rreth këtij konkursi, klikoni KËTU.
Afati i fundit për aplikim: 23 tetor 2021