Erasmus+ në Nysa University, Poloni

04 Tetor 2021
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Nysa University, Poloni

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për studentë për semestrin pranveror 2021/2022 për mobilitete në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Nysa, Poloni, në kuadër të programit Erasmus+  të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor

Studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Baçelor në Universitetin e  Prishtinës  në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.

Fushat e mobilitetit:

  • Architecture
  • Computer Science
  • Finance and Accounting
  • English/German Philology Business English
  • Management and Production Engineering

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Vërtetim mbi statusin e studentit (i lëshuar nga Fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik, jo më i vjetër se 30 ditë)
  • Certifikata e notave/Transkripta (jo më e vjetër se 30 ditë)
  • CV (në gjuhën angleze)
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  • Certifikata e gjuhës angleze(minimum niveli B2)
  • Kopjen e pasaportës ose letërnjoftimit

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre në Universitetin e Prishtinës.

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në NYSA, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë:

http://www.pwsz.nysa.pl/index.php?p=25,223,0,0,38,0

Studentët e përzgjedhur, do të duhet të plotësojnë Learning Agreement, me vetëm ato lëndë që ofrohen në NYSA për semestrin dimëror(winter semester), që përbëjnë jo më pak se 30 ECTS në total.

Afati për aplikim është: 15 tetor 2021, në orën 16:00

Dokumentet me titull ‘’University of Nysa” duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë

.