Mundësi për PhD në Shëndetin Publik Urban, e financuar nga Qeveria Zvicerane

01 Tetor 2021
SHARE

The Swiss Tropical and Public Health Institute (Swiss TPH)  ka shpallur konkurs për pranimin e një kandidati nga Kosova për PhD në Shëndetin Publik Urban, të financuar nga Qeveria Zvicerane, përmes Swiss Government Excellence Scholarship. 

Të drejtë aplikimi kanë studentët e masterit, përkatësisht të diplomuarit nga fusha të ndryshme (mjekësi, infermieri, farmaci, biologji, inxhinieri mjedisore, planifikim urban, arkitekturë, psikologji, shkenca sociale) me interes në shëndetin publik.

Afati i fundit për aplikim është më 15 tetor 2021.

Thirrjen e plotë e gjeni duke klikuar KËTU.

Swiss Government Excellence Scholarship program ofron edhe mundësi të tjera, të cilat mund t’i gjeni duke klikuar vegzën në vijim: https://www.sbfi.admin.ch/sbfi/en/home/education/scholarships-and-grants/swiss-government-excellence-scholarships.html?fbclid=IwAR2gFhfQVilQwKYz-N-IRxem5vhC_mUZQxT3CVDZJiHXCljfvIdH2_2JQZ4