Erasmus+ në "Université de Caen Normandie”, Francë

30 Shtator 2021
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Université de Caen Normandie, Francë

 

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa (mobilitete) për në "Université de Caen Normandie, Francë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për stafin akademik të Universitetit të Prishtinës.

Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbim stafi për mësimëdhënie.

Fusha e mobilitetit është: Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Frënge;

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin janë:

  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Çertifikata e njohjes së gjuhës së huaj.

 

Afati për aplikim është deri më: 6 tetor 2021.

Dokumentet me titull " Université de Caen Normandie” duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected].

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë.