Thirrje për mbështetje financiare të studenteve (vajza/gra) në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës të arsimit të lartë në Kosovë

23 Shtator 2021
SHARE

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të ofrojë mbështetje financiare për studentet e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM). Përmes kësaj thirrjeje, 1,000 studente, vajza/gra, të cilat studiojnë në fushat e STEM-it të arsimit të lartë në Kosovë, do të mbështeten me bursa në vlerë prej 1,000 (njëmijë) eurosh.

Të drejtë aplikimi kanë studentet që në vitin akademik 2021/22 e regjistrojnë vitin e parë të studimeve baçelor në fushat e lartpërmendura.

Afati i aplikimit do të vazhdojë deri më 20 tetor 2021 orën 16:00. 

Informatat e detajuara për të përfituar nga thirrja në fjalë i gjeni në këtë link: https://bit.ly/3i09tq5