Erasmus+ në UNIVERSITA’ DEL SALENTO në Itali

22 Shtator 2021
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në UNIVERSITA’ DEL SALENTO në Itali

 

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin pranveror për mobilitete në UNIVERSITA’ DEL SALENTO në Itali në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor , Master dhe PhD (një semestër);

Studentët duhet të jenë të vaksinuar nga: Astra Zeneka, Pfizer, Johnson and Johnson apo Moderna.

Baçelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.

 

Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.

Fusha e mobilitetit është:

Fakultetit i Filologjisë: 
   Departamenti i Gjuh
ës dhe i Letërsisë Shqipe, 
   Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Gjermane,
   Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Angleze,
   Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Frënge,

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin baçelor / master dhe PhD:

  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik) ;
  • Certifikata e notave/Transkripta 
  • Certifikata e gjuhës angleze(Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze).
  • CV (në gjuhën angleze)
  • Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
     

Afati për aplikim është deri më 5 tetor 2021.

Dokumentet me titull " UNIVERSITA’ DEL SALENTO " duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected],.
 

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.