Erasmus + në Sapienza University of Rome

20 Shtator 2021
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Sapienza University of Rome

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin pranveror  të vitit akademik 2021/2022 në Universitetin e Sapienzes në Romë, Itali, në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-          Shkëmbimin e studentëve për studime(BA, MA dhe PhD);

-           Shkëmbim të stafit akademik.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e UP-së me përjashtim studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Studentët e nivelit BA duhet të kenë të përfunduar vitin e parë të studimeve, studentët e nivelit Master duhet ta kenë të përfunduar të paktën një semestër si dhe studentët PhD  ta kenë planin të hulumtim si dhe një konfirmim nga një profesor në Universitetin pritës që do të i mentoroj.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Certifikata e notave/Transkripta
  • CV (në gjuhën angleze)
  • Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
  • Çertifikata e gjuhës angleze ose italiane (minimumi B2)

Kurset e ofruara në Universitetin e Sapienzes mund t’i gjeni këtu: Catalogo dei Corsi di studio | Università degli Studi La Sapienza (uniroma1.it)

Ndërsa kriteret për aplikim për stafin akademik janë:

  • Të jeni mësimdhënës në Universitetit të Prishtinës (një dokument që dëshmon që jeni staf i rregullt i UP-së);
  • CV në gjuhën angleze (ku janë të përmbledhura edhe punimet shkencore);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kërkohet njohuri e gjuhës angleze minimumi B2.

 

Luteni që dokumentacioni  e kompletuar ta dërgoni në një dokument të vetëm në PDF, në adresën elektronike: [email protected] me titull “University of  Sapienza”

 

Data e fundit për aplikim është  30 Shtator 2021, vetëm dokumentet e kompletuara do të shqyrtohen.

Për më shumë informata ju lutem  vizitoni ueb faqen: https://www.uniroma1.it/en/pagina-strutturale/home

https://corsidilaurea.uniroma1.it/en