Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus+ në Oslo University, Norvegji

10 Shtator 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete për semestrin pranveror 2022 në Oslo University, Norvegji, në kuadër të programit Erasmus + International Credit Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve të nivelit MA

Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë notë mesatare mbi 8.00).

Fushat e mobilitetit:
- Fakultetit Juridik

Dokumentat e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave/Transkripta (jo më të vjetër se 30 ditë)
- CV (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik, jo më të vjetër se 30 ditë)
- Certifikata e gjuhës angleze ose norvegjeze (niveli i gjuhës minimumi B2).
- Pasaporta e skanuar

Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët nga Fakultetit Juridik i Universitetit të Prishtinës.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Afati për aplikim është: 24 shtator 2021, në orën 16:00.

Shtyhet afati për aplikim deri me 29 shtator 2021, ora 16:00.

Dokumentet me titull ‘’Aplikim Oslo University’’ duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected],

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail dhe në një fajll, të skanuara në pdf.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.