FBV-UP hap konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master në programin Bujqësi Urbane

06 Gusht 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, për vitin akademik 2021-2022, në kuadër të projektit ERASMUS + “Iniciativa e Bujqësisë Urbane të Ballkanit Perëndimor - BUGI".

Në bazë të konkursit aktual, në vitin e parë të programit Bujqësi Urbane do të regjistrohen 20 studentë (konkursi për programet e tjera të UP-së në studimet Master hapet në muajin shtator).

Aplikimi online nis nga sot, më datë 06.08.2021 dhe zgjat deri më datë 24.08.2021 në ora 16.00. Ndërkaq, dorëzimi i dokumentacionit fizik, vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online, do të bëhet prej datës 25.08.2021 deri më datë 28.08.2021.

Rreth kushteve të aplikimit dhe detajeve të tjera të konkursit, klikoni KËTU.

Suksese!