ERASMUS+ NË EUROPIAN UNIVERSITY VIADRINA, FRANKFURT- GJERMANI

22 Qershor 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursë për semestrin dimëror 2021/2022, në “Eropian University Viadrina Frankfurt", Gjermani, në kuadër të programit Erasmus+.

Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbim të studentëve të Fakultetit Filozofik, të nivelit BA, MA&PhD.

Të drejtë aplikimi kanë studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë (BA), semestrin e parë (MA) ndërsa për studentët PhD një projekt propozim rreth hulumtimit që planifikoni ta realizoni  gjatë mobilitetit tuaj.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim që jeni student (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose gjermane (minimumi niveli B2).
  • Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00.

Për më shumë informacione luteni që ta vizitoni ueb faqën e univesitetit të lartpermendur: https://www.europa-uni.de/en/internationales.

Thirrja është e hapur deri me datë 29 qershor 2021. Luteni që dokumentet e kompletuara t’i dërgoni të skanuara dhe bashkëlidhura në një dokument të vetëm PDF tek Znj. Afërdita Rexhepi, në emaili adresën: [email protected].