Erasmus+ në "ATATURK UNIVERSITY”, Turqi

17 Qershor 2021
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "ATATURK UNIVERSITY, Turqi

 

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në "ATATURK UNIVERSITY, Turqi në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin dimëror 2021/2022.


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor, Master & PhD;
  • Shkëmbimin e stafit.

Bachelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë si dhe me note mesatare mbi 8.0 

Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.

Fushat e mobilitetit janë:

  • Arts,
  • Agriculture,
  • Economics,
  • Civil Engineering,
  • Computer Engineering,
  • Electrical Engineering,
  • Mechanical Engineering,
  • Philology,
  • Education,
  • Law,
  • Medicine.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.
 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor/ Master:

  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Certifikata e notave/Transkripta;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:

  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës gjermane C1).

 

Afati për aplikim për semestrin dimëror është deri më: 30 qershor 2021

Dokumentet me titull "ATATURK UNIVERSITY duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected] .

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.