ERASMUS+ NË POLONI, NË UNIVERSITETIN E BIALYSTOKUT

16 Qershor 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror 2021/2022  për mobilitete në Universitetin e Bialystokut, në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit janë:

Shkëmbim i studentëve;

 Shkëmbimi i stafit  akademik dhe administrativ.

Fushat e mobilitetit janë: Drejtësi, Ekonomi, Filozofi, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Informatikë.

Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit BA dhe MA - Studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët, të paktën, kanë të përfunduar vitin e parë (BA) ose semestrin e parë të studimeve përkatëse (MA) dhe kanë notën mesatare mbi 8.00. 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët BA dhe MA:

  • Transkripta e notave (në gjuhën angleze);
  • Certifikata që dëshmon që jeni student i UP-së (në gjuhën angleze);
  • Nota mesatare mbi 8.00;
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kopja e pasaportës;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli gjuhës angleze minimumi B2);

Duhet të aplikoni në Universitetin e Bialystolut për programe dhe lëndë të njëjta apo të përafërta me ato që keni në fakultetin tuaj në UP, kjo për arsye që lëndët dhe kreditë (ECTS) t’ju transferohen në Universitetin e Prishtinës.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.

 Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Universitetin e Bialystokut, ju lutem vizitoni ueb faqet zyrtare, si më poshtë: 

https://uwb.edu.pl/personal-data-protection

 

Dokumentet e kërkuara për staf janë:

  • CV (në gjuhën angleze);
  • Dokument që dëshmon që jeni staf i UP-së;
  • Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit;
  • Kërkohet njohuri e gjuhës angleze  ( certifikatë minimumi B2).

 

Afati për aplikim për semestrin dimëror: 21 qershor 2021.

Dokumentet e skanuara duhet t’i dërgoni me titull “University of  Bialystok” në emalin: [email protected].

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.