Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin Paris Nanterre, në Francë në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian, për semestrin dimëror 2021/2022.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e studentëve nga të gjitha fushat që ofrohen në Universitetin Paris Nanterre, ndërsa përparësi kanë studentët e Fakultetit Juridik.
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve Bachelor dhe kanë notë mesatare jo më pak se 8.00.
- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës) Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master dhe kanë notë mesatare jo më pak se 8.00.
- PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet PhD në Universitetin e Prishtinës), dhe kërkohet një letër konfirmimi nga një profesor në universitetin pritës, i cili do të konfirmonte mentorimin në punën hulumtuese gjatë qëndrimit në universitetin pritës.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës, por do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin në Universitetin e Prishtinës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët Bachelor dhe Master:
- Vërtetim studenti (jo më i vjetër se 30 ditë);
- Certifikata e notave;
- Certifikata e gjuhës frënge/ angleze (Niveli B1/B2);
- Një letër motivimi (në gjuhën frënge/angleze);
- CV (në gjuhë frënge ose angleze);
- Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Nota mesatare duhet të jetë minimumi 8.00
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën frënge/angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhë frënge/angleze)
- Për programet e ofruara në gjuhën angleze/frënge kërkohet minimum niveli B1/B2.
- Letra e mentorimit e nënshkruar nga një profesor në Universitetin pritës
Studentët që kanë njohuri të gjuhës frënge do të kenë përparësi.
Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare, letrën motivuese dhe njohuritë e gjuhës frënge dhe angleze. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Thirrja është e hapur deri me datë 11 qershor 2021.
Luteni që dokumentet e kompletuara t’i dërgoni të skanuara në një dokument të vetëm PDF me titull “Paris Naterre”tek Znj. Afërdita Rexhepi, në adresën elektronike: [email protected].