Erasmus+ në "University College of Teacher Education Lower Austria”, Austri

19 Maj 2021
SHARE

Thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "University College of Teacher Education Lower Austria”, Austri

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në “University College of Teacher Education Lower Austria”, Austri, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin dimëror 2021/22.

Për më shumë informata rreth University College of Teacher Education Lower Austria, shkarkoni përmbledhjen me faktet kryesore nga Universiteti KËTU.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime bachelor;

Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Edukimit në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët e Fakultetit të Edukimit të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë si dhe me note mesatare mbi 8.0

Fushat e mobilitetit janë:

  • Fillor
  • Parashkollor
  • Pedagogji

Për më shumë informata rreth lëndëve që ofrohen në semestrin dimëror, shkarkoni katalogun e lëndëve KËTU.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:

  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Certifikata e notave/Transkripta;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Letër rekomandimi (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës.

Afati për aplikim për semestrin dimëror është deri më: 10 qershor 2021

Dokumentet me titull "University College of Teacher Education Lower Austria” duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected] dhe [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail, në një fajll, si PDF. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail.

Shënim: Për shkak të situatës me COVID-19, mobiliteti mund të shtyhet për semestrin veror 2022 varësisht rrethanave.