Erasmus+ në Université Côte d'Azur, Francë

30 Prill 2021
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Université Côte d'Azur, Francë

Universiteti i Prishtinës, hap thirrjen për aplikim për studentë për realizim të mobilitetit në semestrin dimëror 2021/2022 në Université Côte d'Azur, Francë, në kuadër të programit Erasmus+  të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime të Bachelor, Master dhe Doktoratës

Vlera e bursës:

  • 850€ në muaj
  • 275€ për shpenzime të udhëtimit

Nivelet e mobilitetit për studentët:

-    Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët të paktën kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve, dhe që kanë notë mesatare mbi 8.00). Përparësi kanë studentët e Fakultetit Ekonomik.

Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër, dhe që kanë notë mesatare mbi 8.00). Përparësi kanë studentët e Fakultetit Ekonomik.

Doktoratë (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi të Doktoratës në Universitetin e  Prishtinës  në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Përparësi kanë studentët e Fakultetit Ekonomik.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Vërtetim mbi statusin e studentit (i lëshuar nga Fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve, jo më i vjetër se 30 ditë)
  • Certifikata e notave/Transkripta (jo më e vjetër se 30 ditë)
  • Diplomat paraprake të studimeve (p.sh. nëse jeni studentë i nivelit MA, atëherë duhet të dërgoni edhe diplomën e studimeve BA)
  • CV (në gjuhën angleze)
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  • Certifikata e gjuhës angleze ose frënge (minimumi niveli B2)
  • Kopjen e pasaportës

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre në Universitetin e Prishtinës.

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Université Côte d'Azur, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë:

https://univ-cotedazur.eu/organisation-of-the-training-programmes/training-organisations/training-organisations

Afati për aplikim është: 19 Maj 2021

Mobiliteti zgjatë 4 - 5 muaj, dhe është i paraparë të filloj në shtator 2021.

Dokumentet me titull “Université Côte d'Azur” duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dokument të vetëm  në pdf.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail.