Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në OTH Regensburg, Gjermani
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror 2021 në Universitetin e "Ostbayerische Technische Hochschule Regensburg", Gjermani në kuadër të programit Erasmus +.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
• Shkëmbimin e studentëve të nivelit Bachelor (një semester)
Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor të Fakultetit Filozofik Departamentit të Punës Sociale në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe noten mesatare mbi 8.00.
Fushat e mobilitetit janë:
• Fakulteti Filozofik - Departamenti për Punë Sociale
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:
• Certifikata e notave/Transkripta (në gjuhën angleze)
• CV (në gjuhën angleze)
• Foto e Pasaportës
• Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
• Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
• Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze apo gjermane të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
• Certifikata e gjuhës angleze (minimumi B2)
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Thirrja do të jetë e hapur deri me datën 20 prill 2021 .
Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare, letrën motivuese dhe njohuritë e gjuhës angleze.
Dokumentet me titull "OTH Regensburg Application" mund të i dërgoni në adresën elektronike: [email protected], të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF.
Për informata më të detajuara lidhur me programet e Universitetit OTH Regensburg mund të vizitoni ueb faqen: https://www.oth-regensburg.de/en/international/incoming-students/exchange.html
IIA Regensburg