Erasmus + në Universitetin e Dortmundit

08 Prill 2021
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus +, në Universitetin e Dortmundit

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin e Dortmundit të Gjermanisë, në kuadër të programit Erasmus+, për semestrin dimëror 2021/2022.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve nga Fakulteti i Arkitekturës.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në Fakultetin e Arkitekturës). Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve Bachelor dhe kanë notë mesatare jo më pak se 8.00.

- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në Fakultetin e Arkitekturës) Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master dhe kanë notë mesatare jo më pak se 8.00.

Studentët e nivelit të studimeve BA dhe MA mund ta shkarkojnë këtu Learning Agreement (e cila duhet të plotësohet në bashkëpunim me prodekanin e fakultetit përkatës).

- PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet PhD në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Arkitekturës),  dhe kërkohet një letër konfirmimi nga një profesor në universitetin pritës, i cili do të merrë përsipër mentorimin në punën hulumtuese gjatë qendrimit në universitetin pritës.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës, por do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin në Universitetin e Prishtinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor dhe Master:

  • Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose gjermane (minimumi niveli B1 e preferueshme B2).

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:

  • Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
  • Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  • Për programet e ofruara në gjuhën angleze/gjermane kërkohet minimum niveli B1- B2.
  • Letra e mentorimit e nënshkruar nga një profesor në Universitetin pritës.

Për programet e studimit në Universitetin e Dortmundit, ju lutem, vizitoni uebfaqen zyrtare si dhe vegzat më poshtë:

International Office (fh-dortmund.de)

Exchange Students (fh-dortmund.de)

Thirrja është e hapur deri me datë 20 prill 2021 . Luteni që dokumentet e kompletuara t’i dërgoni të skanuara në  një dokument të vetëm PDF me titull “University of  Dortmund” tek Znj. Afërdita Rexhepi, në emaili adresën: [email protected]